Pirgu i madh i mbeturinave i krijuar në rrugën e vjetër të Maqellarës në drejtim të qytetit të Peshkopisë është pastruar. Bashkia Dibër ka ndërhyrë me mjetet e saj për të hequr mbeturinat e shumta që ishin hedhur aty nga banorët e zonës përreth.
Një pjesë e mbetjeve janë larguar ndërsa një pjesë tjetër janë mbuluar me dhera. Por banorët e Maqellarës thonë se problemi ende nuk është zgjidhur për sa kohë aty nuk janë vendosur kontejner.
Ata i kërkojnë bashkitë të vendosë koshat e mbeturinave pasi në të kundërt, pirgu i mbeturinave do të rikthehet prapë.
Situata me menaxhimin e mbetjeve të konsumit të përditshëm është shqetësuese në Dibër për shkak se mungojnë kontejnerët në zonat rurale, duke bërë që ndotja e mjedisit të jetë në nivele të larta./btvnews.al