E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO – Problematika në rrugën Burrel-Skuraj, gropat mbushen me dhera

Megjithëse situata e krijuar në aksin rrugor Burrel-Skuraj e veçanërisht në 20 kilometrat e para deri tek ura e Ulzës, vijon prej kohësh, nuk është bërë asnjë ndërhyrje serioze.

Gropat e hapura në të gjithë segmentin janë kthyer në makth për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge. Por çudia vijon pasi firma jo vetëm nuk ka bërë riparimin sipas standardeve të kërkuara për rrugë të tilla, disa nga gropat i ka mbushur me zhavorr e dhé.

Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët e konsiderojnë skandal këtë gjë e cila jo vetëm nuk zgjidh problemin, por e thellon më tej duke krijuar rrezik për aksidente, duke qenë se gurët dalin në asfalt. Ata shprehen se firma përgjegjëse të mos presë ardhjen e fushatës elektorale, por të ndërhyjë sa më parë.

Ky segment rrugor është pjesë e kontratës B të Rajonit Qendër – Verilindje dhe ka një fond mirëmbajtje afro 14 milion euro për një periudhë 4 vjeçare, fituar nga firma Alko-Impex./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit