E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Çuçi tregon nëse e ka takuar McGonigal, flet për hyrje-daljet e ish-zyrtarit të FBI

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se nuk e ka takuar ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal, i cili është në hetim nga drejtësia amerikane.

Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi sqaroi marrëdhëniet që policia ka me FBI.

Ai u shpreh se raportet janë më institucionin dhe jo me persona të përveçëm. Sa i takon hyrje daljeve të McGonigal në Shqipëri, ministri tha se të dhënat janë në sistem dhe nuk ka asnjë sekret.

A ka pasur policia shqiptare asistencë nga zyrtarë të FBI, përfshirë McGonigal?

Çuçi: Policia ka marrëdhënie me institucionin, me FBI dhe jo persona të caktuar, policia është e asistuar në bazë të një marrëveshje që kemi. Hera e fundit konkrete ka qenë në rastin e sulmit kibernetikë, që ne kem pasur ndihmën e FBI.

Ka qenë ekspertiza e tyre që kanë identifikuar origjinën e sulmeve kibernetike. Ne marrëdhëniet i kemi me inicionin, emrat e përveçëm i vendos FBI. Nëse doni ta dini, unë personalisht nuk e kam takuar.

A ka informacione për hyrje daljet e McGonigal?

Çuçi: Ato duhet të jenë në sistem, nuk ka ndonjë sekret. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit