Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por të ftohta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen që në zonat malore të variojnë nga -4 deri 6°C, në zonat e ulëta nga -2 deri në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 2 deri në 13°C./btvnews.al