Garda e Republikës merr në ruajtje godinën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.
Efektivët e Gardës do të zëvendësojnë kështu efektivët e Policisë së Shtetit, që ruanin godinën deri më sot.
Duke nisur nga sot, 1 shkurt 2023, perimetri i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do të ruhen nga Garda e Republikës. /btvnews.al