E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Guvernatori i BSH jep lajmin e mirë: Inflacioni do të bjerë gradualisht gjatë 2023-it

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar ditën e sotme se viti 2023 do të ketë rritje ekonomike dhe treguesit financiar do jenë të qëndrueshëm.

Në një konferencë për mediat, ai deklaroi se do të ketë ulje të inflancionit gjatë këtij viti. Po ashtu sipas tij rritja ekonomike 3-mujorin e fundit të 2022-it solli më shumë punësim e rritje pagash.

Inflacioni erdhi në rënie gjatë dy muajve të fundit të vitit 2022, pasi kulmoi në nivelin e 8.3% në muajin Tetor, norma e inflacionit zbriti në 7.4% në fund të vitit. Rënia e inflacionit u pasqyrua në rënien e çmimit të naftës dhe disa produkteve të shportës, të diktuara nga ecuria e ngjashme e këtyre çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Aktivititeti ekonomik vijoi të rritet dhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022. Rritja ekonomike u përshpejtua në fund të 3 mujorit paraardhës. Në këndvështrimin sektorial, rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i aktivitetit në sektorët e ndërtimeve dhe shërbimeve ndërkohë që aktiviteti industrial u tkurr dhe prodhimi bujqësor mbeti thuajse i pandryshuar.

Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të punësimit dhe pagave. Punësimi u rrit me 4.2%, shkalla e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6% dhe paga mesatare në sektorin privat u rrit me 12.3% në 3-mujorin e tretë. Ecuria pozitive e tregut të punës krijon premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen por sinjalizon edhe rritje të shpejtë të kostove të prodhimit. Normat e interesit dhe kredive bankare kanë ardhur në rritje si pasojë e normalizimit të politikës monetare në vend dhe botë.

Përditësimi i parashikimeve sugjeron se inflacioni do të bjerë gradualisht gjatë vitit 2023 dhe do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024. Ekonomia shqiptare pritet të rritet dhe treguesit financiare të mbeten nën kontroll”, deklaroi ndër të tjera drejtuesi i Bankës së Shqipërisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit