E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Luizi dhe Kiara ‘në hall’, kërkojnë një vend pa kamera për t’u puthur

Këngëtari Lui Ellji dhe moderatorja Kiara Tito, çdo ditë e më tepër po afrohen shumë me njëri-tjetrin. Ata shihen si çift brenda shtëpisë së Big Brother VIP, edhe pse ende nuk e kanë pranuar.

Ditën e sotme teksa qëndronin në oborr me banorët e tjerë, Kiara dhe Luizi po shikonin për një vend që nuk mund të fokusohet nga kamerat.

Por gjatë gjithë kohës kamerat ktheheshin drejt tyre ndërsa të gjithë banorët e kaluan këtë situatë me të qeshura.

Më pas Kiara i dha një përqafim Luizit, ndërkohë që ky i fundit deklaroi se nuk kanë nevojë të fshihen pasi dashurinë e kanë publike./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit