E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Olta “e acaruar” me produksionin: Jam lojtare po tani do ia fus gjumit

Me sa duket Olta Gixhari ishte e mbushur me emocione të ndryshme, pas surprizës por edhe pas kritikave që mori mbrëmë në Prime, ndaj mëngjesin e sotëm shpërtheu në lot.

Sapo u zgjua, në një diskutim me Valbonën, Olta tha se “nuk është mirë”, duke shtuar se kjo është për shkak të fjalëve që iu thanë mbrëmë në Prime. Olta u shpreh se “ajo është lojtare” dhe se tani e tutje do “flejë gjumë,”

“U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë kët. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”– tha OLta.

Olta shpërtheu në lot kur ishte në oborr dhe kishte pranë vetes Maestron dhe Valbonën, ku më pas afrohet edhe Luizi. Teksa qan Olta dëgjohet të thotë: “Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj.”

Pasi u qetësua, Olta nisi një bisedë me Maestron, i cili po mundohej t’i jepte kurajo.

“Je një vajzë e zgjuar, i di situatat. Kur ti fillon një debat, apo përplasje, mundohu që ai impulisivteti që ke, të bën të lëvizësh pak. Mundohu ta kontrollosh. Kur të përmendi të shtyrën Zhaku, të nxorri pak keq”– tha Maestro.

Duke zbuluar sërish edhe arsyen e gjendjes së saj, Olta u shpreh se e kishin prekur fjalët që i janë thënë mbrëmë gjatë spektaklit, veçanërisht nga Zhaklin Lekatari.

“Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur. Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- tha Olta duke ulëritur.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit