E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO  – “S’kam dalë nga vetja fare”, Olta qan, shpreh nervozizëm dhe përplas filxhanin

Aktorja Olta Gixhari nuk është në momentet më të mira të saj në shtëpinë e Big Brother VIP. Sot gjatë gjithë ditës ajo ka qenë shumë keq dhe ka qarë shumë herë.

Aktorja ka biseduar me Armaldon dhe i ka thënë se po sulmohet nga jashtë shtëpisë, duke drejtuar gishtin nga opinionistja Xhaklin Lekatari.

Olta tha se ajo nuk ka dalë fare, në asnjë moment nga vetja. Por, sapo e tha këtë gjë, ajo përplasi filxhanin e kafesë në dysheme.

Kjo situatë alarmoi Valbonën dhe Luizin, të cilët u afruan dhe e pyetën Oltën se çfarë ndodhi. Por, ajo tha se thjesht po shkarkonte nervat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit