Në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Nga burimet e policisë së Bulqizës mësohet se kanë mbetur të dëmtuar dy persona.
Sipas informacioneve paraprake shtetasi, Astrit Daka dhe pasagjeri L.D., ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak-Gjatë natës, në aksin rrugor “Bulqizë-Peshkopi”, shtetasi A. D., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident, ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. D., dhe pasagjeri L.D., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /btvnews.al