E diel, 19 Janar, 2025

“Boshllëk në ide, kapsllëk në komunikim”, Rama i përgjigjet ashpër opozitës: Po ndotin mjedisin publik

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur ashpër akuzave që opozita ka hedhur në drejtim të tij për çështjen McGonigal.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se opozita nuk ka qenë kurrë me keq se sot dhe sipas tij ka boshllëk në ide dhe kapsllëk në komunikim. Po ashtu ai thotë se opozita po ndodhet mjedisin publik, pasi sipas tij të gjitha akuzat që janë bërë janë fabrikime.

Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, shkruan Rama nw mediat sociale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit