Debatet për Kosovën në Kuvendin e Serbisë kanë vijuar edhe këtë të premte. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka qenë në qendër të debateve, pasi u akuza nga opozita si tradhtar.
Vuçiç sot ka shkuar në Kuvend me një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias si provë për të hedhur poshtë një fotomontazh ku shihet Vuçiç dhe Kurti, për të cilin e akuzoi se e ka bërë një deputet.
Sipas Vuçiç fotoja e tij me Albin Kurtin nuk është e vërtetë, pasi siç tha kreu i qeverisë së Kosovës në fotografinë reale është me Dendias. Vuçiç për këtë fotografi u përplas me deputetit e DS-së, Srdan Milivojeviç./btvnews.al