E diel, 19 Janar, 2025

DOKUMENTI – Opozita e vendosur, tjetër kërkesë në Kuvend për çështjen “McGonigal”

19 deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar për herë të dytë kërkesë për mocion me debat në Parlament me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”.

Sipas dokumentit që tashmë është depozituar në Kuvend, kërkohet që mocioni me debat të mos ketë limit kohor duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet.

PD kërkon që kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, për të përfshirë në seancën më të afërt mocionin me debat për çështjen e mësipërme.

Këtë herë mungon firma e Sali Berishës, duke i hequr kështu dhe një justifikim maxhorancës e cila ka thënë se nuk do konsiderojë asnjë dokument që mban firmën e tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit