Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Mësohet se ka humbur jetën 66-vjeçari me iniciale Q.T., pasi duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit. /btvnews.al