Sasuolo do të ndeshet këtë fundjavë me Atalantën në shtëpi dhe pritet që të debutojë dhe Nedim Bajrami me skuadrën e tij të re.
Trajneri i Sasuolos, Alesio Dionisi, u ndal dhe te fantazisti shqiptar gjatë konferencës për shtyp, për të cilin u shpreh se do ta ndihmojë shumë skuadrën.
“Bajrami ka një kualitet të ndryshëm nga lojtarët tonë ofensivë. Jam gjithashtu i bindur se ai do të bëjë mirë. Ai kishte një kampionat të shkëlqyer me Empolin sezonin e kaluar. Jam shumë i lumtur që klubi e bleu.
Ne humbëm një lojtar të jashtëzakonshëm si Traore, por morëm lojtarin e duhur për ta zëvendësuar. Bajrami duhet të jetë i gatshëm, jo për mua, por për shokët e tij të skuadrës dhe këta do ta ndihmojnë atë. Jam i sigurt që ai do t’i japë një dorë ekipit”, u shpreh Dionisi.