E shtunë, 18 Janar, 2025

Mashtronin shtetas të huaj përmes call center, arrestohen pesë persona

Pesë persona, punonjës në një Call Center në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë, pas hetimeve që kanë zbuluar se telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Policia tha se në pranga ranë shtetasit: G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Devices”.

Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 5 shtetas.

Shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, pronarë dhe operatorë të subjektit call center në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Devices”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit