E enjte, 17 Tetor, 2024

Rita Ora tregon për herë të parë unazën e martesës dhe si e orientoi burrin që të zgjidhte atë që ajo donte

Rita Ora tregon për herë të parë unazën e martesës.

Për herë të parë, Rita Ora tregoi unazën e saj teksa u shfaq në “The Tonight Show” të Jimmy Fallon. Këngëtarja e tregoi me krenari unazën smerald.

“Është hera e parë që e tregoj unazën time, sepse më duket sikur njihemi të gjithë”, tha Rita.

Kur u pyet nëse kishte gisht në zgjedhjen e unazës, ajo tha: “Unë mund ta kem udhëhequr në drejtimin e duhur…”

Rita Ora dhe Taika Waitit janë martuar në një ceremoni sekrete verën e kaluar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit