Për ditën e sotme pritet të kemi mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zonat malore kryesisht në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit e më pas do të mbizotërojë orët me diell.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -1 deri në 6°C, në zonat e ulëta nga -1 deri në 12°C, në zonat bregdetare nga 5 deri në 12°C./btvnews.al