Banorët e Big Brother VIP janë duke u sprovuar në atë që quhet prova e rezistencës. Ata duhet të qëndrojnë mbi 10 orë në oborr dhe të mbajnë ndezur disa llamba, të cilat punojnë vetëm duke mbajtur shtypur një buton.
Të gjithë banorët në fillim e kanë marrë me sportivitet lojën, por më pas ka nisur dhe sfida e vërtetë.
Kiara i ka vënë kusht Luizin që ai duhet ta fitojë lojën, pasi nëse nuk do ndodhte kjo gjë ajo nuk do e puthte më.
“Po nuk fitove nuk të puth më, do kthehemi si në fillim. Do kthehemi në datën 24 Dhjetor”, i tha Kiara Luizit për ta motivuar më shumë për të fituar lojën./btvnews.al