E diel, 19 Janar, 2025

VIDEO – Pas aksidenteve tragjike, nis montimi i barrierave metalike në Gjoricë

Një muaj pas dy aksidenteve tragjike të ndodhura në rrugën e Arbrit në Gjoricë të Bulqizës, ka nisur puna për plotësimin e sigurisë rrugore në këtë segment. Në urën pranë rreth rrotullimit në Çerenec, me 31 Dhjetor të vitit të kaluar humbi jetën tragjikisht një 24-vjeçar i cili doli nga rruga dhe përfundoi në zall.

Pak ditë më vonë, në hyrje të fshatit Gkoricë humbën jetën tre persona pasi dy automjete u përfshinë në aksident. Këto tragjedi kanë detyruar kompaninë të rrisë sigurinë dhe të vendosë mbrojtëse metalike edhe në anën e Zallit të Bulqizës ku ishte hedhur dhe në vend të pjesëve metalike.

Për specialistët e rrugëve barrierat metalike anësore kanë një rol shumë të madh në mbrojtjen e jetës së udhëtarëve që aksidentohen gjatë qarkullimit në rrugë. Në ditët e para të Janarit të këtij viti në hyrje të fshatit Bulqizë humbën jetën tragjikisht tre persona pasi makina me të cilën ata udhëtonin u godit nga një tjetër mjet që vinte nga Maqellara në drejtim të Bulqizës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit