E shtunë, 18 Janar, 2025

VIDEO – Shkrirja e gjykatave në rrethe, qytetarët ankohen për shtimin e kostove

Me datë 1 Shkurt nisi zbatimi i hartës së re gjyqësore në vendin tonë e cila parashikon grupim të gjykatave dhe prokurorive në rreth duke ulur kështu numrin e këtyre institucioneve në shkallë vendi. Në ditën e parë të këtij muaji u shkrinë gjykatat e Apelit në disa rrethe të cilat ju bashkëngjiten asaj të Tiranës.

Por për pak javë do të ndodhë edhe shkrirja e gjykatave të shkallës së parë në disa rrethe përfshirë këtu edhe Matin. Gjykata dhe Prokuroria e këtij rrethi do të bashkohen me atë të Dibrës.

Për këtë vitin e kaluar pati protestë të avokatëve të cilët e cilësonin si të padrejtë dhe në shkelje të së drejtës për të patur akses të plotë në sistemin e drejtësisë nga ana e qytetarëve. Banorët e Klosit kërkojnë që kjo të ndalohet dhe gjykata e prokuroria të vijojnë të ekzistojnë në Mat.

Kostoja ekonomike sipas të të intervistuarve do të rëndojë në xhepin e qytetarëve, por sipas tyre edhe nëse është e pamundur ndalimi, bashkimi të bëhet me Tiranën.

Harta e re gjyqësore do të jetë me 13 gjykata të shkallës së parë në të gjithë vendin, nga një për çdo qark dhe vetëm në Tiranë do të jenë 2./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit