Ish-inxhinieri gjeolog Bashkim Duva do të mbajë nga sot titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, pas vdekjes.
Këtë të premte u zhvillua ceremonia e dorëzimit të këtij titulli familjarëve të Bashkim Duva, i cili dha një kontribut të çmuar në fushën e kërkimit dhe zbulimit të vendburimeve të mineraleve të dobishëm për zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese në të gjithë rajonin, si dhe për vlerat e larta morale e qytetare gjatë gjithë punës së tij.
Vendimin e Këshillit Bashkiak e lexoi kryetarja Elisa Gjasta ndërsa dorëzimin e pllakadës së nderit e bëri Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.
Për jetën dhe veprimtarin e inxhinierit gjeolog Bashkim Duva floën këshilltar, bashkëpunëtor e familjar të tij.
/btvnews.al