Duke filluar nga dita e sotme por edhe ditët në vijim gradualisht mbi vendin tonë do të fillojnë të depërtojnë masa ajrore të acarta me origjinë siberiane.
Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar./btvnews.al