Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë mjekun dhe teknikun e shërbimit të imazherisë në QSUT, të cilët u merrnin ryshfet pacientëve për të bërë skaner.
Gjykata ka urdhëruar pezullim nga detyra për tre muaj.
Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku u arrestuan dje nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Shuma që u kërkonin qytetarëve në këmbim të shërbimit varionin nga 100-1500 mijë lekë të vjetra.
Ka qenë një prej qytetarëve i cili i ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës ndërsa kjo e fundit i ka mbajtur nën vëzhgim prej kohësh derisa ka mbledhur provat e mjaftueshme për t’i arrestuar. /btvnews.al