Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila u arrestua të premten është shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Mësohet se Klosi ka probleme me tensionin dhe është dërguar me urgjencë në Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza. Tashmë gjendja e saj është e stabilizuar, por do të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe e ruajtur nga forcat e rendit.
Klosi u arrestua të premten në mbrëmje, pasi prokuroria dyshon se ajo është e përfshirë në vepra kriminale. Ajo u arrestua pas dëshmisë së pastrueses, Rozeta Dobi, e cila deklaroi se paratë që i janë gjetur në banesë i ka marrë tek shtëpia e ish-zyrtares.
Sipas saj kishte qenë vetë Alda Klosi që i kishte kërkuar të inskenonte grabitjen e mbi 500 mijë eurove dhe i kishte kërkuar t’i ruante ato./btvnews.al