E martë, 22 Prill, 2025

Do ketë reshje dëbore, mësoni si do të jetë moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta dhe nuk ka reshje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në Verilindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 400m mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga -1 deri në 5 °C, në vendet e ulëta nga -4 deri në 5 °C, në vendet malore nga -11 deri në -4 °C.

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit