Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë në dner të viktimave nga tërmeti që tronditi vendin mëngjesin e sotëm.
Nëpërmjet një postimi të bërë, Erdogan shkruan se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë.
“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë ditën e diel më 12 shkurt 2023 në të gjithë vendin dhe në zyrat tona përfaqësuese të huaja”-shkruan Erdogan./btvnews.al