Një kandidat për kryebashkiak në Ekuador, i ekzekutuar disa orë para hapjes së qendrave të votimit, ka fituar zgjedhjet në qytetin Puerto López. 41-vjeçari Omar Menéndez u qëllua për vdekje kur sulmuesit hynë në dhomën ku ai ishte me punonjësit e fushatës elektorale të shtunën.
Sipas BBC, tashmë pas fitores së të ndjerit Menéndez, një anëtar i partisë së tij pritet ta zëvendësojë si kryebashkiak.
Zgjedhjet lokale u mbajtën në një kohë përshkallëzimi të krimit prej luftës së bandave të drogës për influencë në vendin amerikano-latin.
Menéndez nuk është i vetmi politikan i vrarë në periudhën para zgjedhjeve atje, teksa dy javë më parë kandidati për kryebashkiak në Salinas, Julio César Farachio, gjithashtu u qëllua për vdekje.
Presidenti i vendit Guillermo Lasso dënoi vrasjet dhe ka propozuar një seri ndryshimesh për të larguar kandidatët e inkriminuar nga kandidimi./btvnews.al