E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Temperaturat minimale do shkojnë deri në -10°C, mësoni parashikimin e motit për sot

Për ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarkun e Kukësit, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta dhe nuk ka reshje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në Verilindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 600m mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 0 deri në 8 °C, në vendet e ulëta nga -3 deri në 7 °C dhe në vendet malore nga -10 deri në -4 °C.

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit