E hënë, 2 Dhjetor, 2024

800 kg kokainë me një anije nga Senegali, 7 të arrestuar. Banda shqiptare nën hetim prej 8 muajsh, u pikasën në ujëra të hapura në Atlantik

Janë pikasur teksa anija po i afrohej Senegalit, ndërkohë që informacioni dëshmonte se në të gjendej një sasi prej afro 1 toni kokainë e marrë në vendet e Amerikës Latine.

Një bashkësi forcash antidrogë të udhëhequra nga DEA kanë ndërhyrë në ujërat, në afërsi të Senegalit dhe kanë bërë të mundur bllokimin e anijes, brenda së cilës pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 805 kg kokainë.

Grupi i kërkimit ka fiksuar faktin se në ekuipazhin e anijes gjendeshin shtatë shtetas shqiptarë të cilët janë ndaluar dhe vënë nën hetim, pasi ata kanë refuzuar të kishin dijeni për mallin që kanë brenda mjetit me të cilin po lëviznin.

Në fakt, anije me ekuipazhe shqiptarësh që gjenden qindra e mijëra kg kokainë janë pikasur shpesh, ndërkohë që asnjë prej grupeve hetimore nuk ka dhënë emrat e personave të ndaluar, të cilët do të hetohen për rolet në atë që ata e konsiderojnë si një organizatë kriminale.

Një operacion mes disa vendeve bëri të mundur kapjen e 805 kilogramëve kokainë në një anije në Atlantik dhe arrestimin e 7 personave nga një organizatë e akuzuar për dërgimin e drogës nga Brazili në Spanjë. Policia spanjolle, DEA amerikane, Qendra e Analizës dhe Operacioneve të Atlantikut, e cila lufton trafikun e drogës në Evropë dhe Afrikë, Forcat Ajrore Franceze dhe autoritetet Senegaleze bashkëpunuan në operacionin e quajtur ‘Klori 2?. Droga u kap në një anije peshkimi.

Autoritetet gjetën dhe sekuestruan një varkë me 805 kg kokainë, ku u arrestuan 7 persona, përfshirë disa anëtarë të ekuipazhit të lidhur me mafien kalabreze “Ndrangheta”.

Nga hetimet u zbulua se organizata kishte degë në Spanjë dhe Brazil. Hetimi i policisë filloi në korrik të vitit të kaluar ndaj një organizate shqiptare të trafikut të drogës dhe zbuloi se ajo kishte një bazë në Spanjë dhe një infrastrukturë të gjerë në Brazil, nga ku merrte me qira anije me ngarkesa të mëdha kokaine për t’u transferuar në Gjirin e Guinesë.

Një qen antidrogë bëhet me dije se ka mbërthyer bandën e shqiptarëve të cilët po transportonin kanabis nga Shqipëria për në Greqi. Bëhet fjalë për tre persona të cilët kanë rënë në pranga. Kështu autoritetet greke kanë goditur një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria për në shtetin helen. Si pasojë e operacionit janë sekuestruar më shumë se 30 kilogramë drogë.

Policia e Komotinisë dhe Aleksandroupolit në Rodopi ka ndaluar dy automjete, ku në njërin prej mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar në një vend të improvizuar enkas në tavanin e mjetit, 44 pako me 32 kg e 50 gramë marijuanë. Mediat greke raportojnë se mjeti i dytë shërbente për të kontrolluar rrugën. Si pasojë e operacionit janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër, të tre shqiptarë.

Arrestohet gjeorgjiani i kërkuar

Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kërkim për grabitje me armë. Ai fshihej në kryeqytet dhe përdorte pasaportë false me emrin e një ukrainasi. Sipas të dhënave të Policisë në pranga ka rënë 42-vjeçari Mindia Lavasogli (Goradze), i cili akuzohej si kreu i një grupi kriminal, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Mindia Lavasogli do të ekstradohet drejt Gjeorgjisë, pasi Gjykata e Kutaisi-t e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprat penale “Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes”, “Grupi kriminal” etj. Lokalizimi i tij u bë përmes shkëmbimit të informacionit me homologët e “Fast” Mali i Zi dhe vijon bashkëpunimin për ekstradimin e tij në Gjeorgji.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit