Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi i Shqipërisë 10 ditë 8 deputetë të opozitës. Këta të fundit një javë më parë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Në këtë kërkesë nga PS, depozituar ne Kryesinë e Kuvendit thuhet se këta deputetë ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli. Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën. /btvnews.al