E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Rekord temperaturash në veri të vendit, -22 gradë C në Qafën e Thorës

Deri në minus 22 gradë kanë mbërritur mëngjesin e së mërkurës, temperaturat në Qafën e Thorës në Shkodër duke sjellë akull dhe ngrica në rrugën drejt pikës turistike të Thethit.

Borëpastrueset janë duke punuar për pastrimin e rrugës por kërkojnë nga turistët që domosdoshmërisht të jenë të pajisur me zinxhirë.

E njëjta situatë është edhe në Kelmend të Malësisë së Madhe, ku temperaturat në Vermosh shënuan -16 gradë.

Rrugët janë të hapura por këshillohet kujdes nga ngricat.

Ndërkohë në Pukë, termomemtri nën zero, ka sjellë ngrirjen e liqenit në qytet prandaj bashkia kërkoi nga banorët që të mos provojnë aventurat në akull pasi mund të rezultojnë të rrezikshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit