Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të ftohta.
Sipas Shërbimit Meteorolgjik Ushtarak, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 12m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore të variojnë nga -11 deri në 0°C, në zonat e ulëta nga -7 deri në 8°C dhe në zonat bregdetare nga -2 deri në 9°C./btvnews.al