Nga temperaturat e ulëta që kanë vijuar nga -10 deri ne -14 në disa shkolla në qarkun e Dibrës mungon sistemi i ngrohjes. Pikërisht në ato shkolla që kanë pasur ngrohje me sistem kaldaje, kjo ka ardhur si pasojë e ngrirjes së tubacionit dhe pse kaldajat janë ndezur me dru ose peled ato nuk kanë funksionuar pasi janë tubat e ngrira dhe të dëmtuara nga akulli.
Gazetari ynë Enver Doci bëri një vëzhgim në shkollat e Bashkisë Klos dhe në shkollën e Kurdarisë bisedoi për këtë problem me specialistin e kaldajës se kësaj shkolle Bardhul Cela. Sipas informacionit të marrë, këto shkolla që kanë sistemin e ngrohjes me kaldaja, në mungesë të funksionimit të tyre, kanë vendosur reflektor nëpër klasa.
Nga temperaturat e ulëta, ngrohja me reflektor ka qenë e pamundur. Për këtë arsye, orët e mësimit në këto shkolla janë zhvilluar të reduktuara./btvnews.al