Lufta për të organizuar Botërorin e vitit 2030 vsa vjen e bëhet më e ashpër. Arabia Suadite do me çdo çmim që ajo të jetë organizatorja kryesore e kësaj Kupe Bote.
Sipas mediave ndërkombëtare, Arabia Saudite ka ofruar që të paguajë për ndërtimin e stadiumeve të reja në Greqi dhe Egjipt, nëse këto dy vende do të pranonin t’i bashkoheshin ofertës së përbashkët për të organizuar Kupën e Botës 2030.
Tri vendet po punojnë së bashku për një kandidaturë të përbashkët, ndërsa kanë konkurrencën e kandidaturave të tjera të përbashkëta nga Europa (Spanjë, Portugali dhe Ukrainë) dhe Amerikës së Jugut (Argjentinë, Uruguai, Paraguai dhe Kili).
Shpallja e fituesit do të vendoset në Kongresin e FIFA-s në 2024-ën, ndërsa çelja e afatit të pranimit të ofertave nisi në qershor 2022./btvnews.al