E diel, 1 Dhjetor, 2024

“Nuk jam kriminel, kam grua e fëmijë”, kuzhinieri shqiptar kapet me 5 kg drogë në Itali

Një kuzhinier shqiptar në Itali është kapur me një sasi droge, por ai ka mohuar që të jetë i përfshirë në aktivitet kriminal. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u arrestua pas një kontrolli të bërë gjatë zbarkimit nga një anije nga Shqipëria.

50-vjeçari u ndalua me një çantë shpine mbi supe. Sipas mediave, në çantën e shpinës kishte 5 kilogramë heroinë, të mbyllura në një mbështjellës të vetëm.

Një sasi e vetme e destinuar për një shpërndarës droge jashtë aeroportit por nga e cila shqiptari nuk mbërriti kurrë. Ai u arrestua nga policia, por në gjykatë deklaroi “nuk e di pse u solla kështu. Unë nuk jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”.

Më pas ai kërkoi falje duke thënë se duhej t’ia dorëzonte atë çantë shpine një personi që e priste jashtë portit dhe se do të paguhej vetëm me dorëzimin e drogës, por policia u tregua më shpejtë se ai.

Policia origjinën e drogës për të gjetur se kush mund ta ketë furnizuar dhe mbi të gjitha për kë do të dorëzohej sapo të mbërrinte në Ankona./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit