E martë, 22 Prill, 2025

Rama: Do rrisim pagën minimale, do ta bëjmë 400 mijë Lekë

Paga minimale nga 32 mijë Lekë të rinj që është aktualisht do të shkojë në 40 mijë Lekë të rinj. Këtë deklaroi kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një takimi me studentë ekselentë.

Mbase është gjëja e duhur për të ndarë me ju që paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë Lekë. Domethënë çështje disa javësh. Dhe do të fillojë të aplikohet brenda shumë pak muajsh për të gjithë. Nuk duam të ketë pagë më të ulët se 40 mijë Lekë në Republikën e Shqipërisë qoftë në sektorin publik qoftë në sektorin privat”, tha Rama.

Po ashtu ai bëri me dije se për dy vite, paga minimale synohet që të shkojë 45 mijë Lekë të rinj.

Ne besojmë që kjo rritje është e duhura dhe jo vetëm kaq por besojmë po ashtu që duke kontribuar edhe ne me një mekanizëm që jemi duke e përfunduar, paga minimale do rritet në vijim dhe duam që brenda 2 viteve të shkojë në 45 mijë Lekë. Kështu që juve që sapo nisni shkollën kini parasysh që me çdo rritje të pagës minimale ju do të merrni shtesën mbi pagën minimale me të cilën e filloni shkollën”, shtoi ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit