Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në njësinë Administrative, Melan. Policia e Dibrës bën me dije se si pasojë është lënduar një person.
E plagosura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në njësinë Administrative Melan, Dibër, brenda në banesë ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë është lënduar shtetasja S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./btvnews.al