E diel, 1 Dhjetor, 2024

VIDEO – Ura e Domit vijon të jetë rrezik për ata që kalojnë mbi të

Ura tip pasarel që lidh fshatrat Dom e Zall – Rripë me rrugën nacionale Burrel – Klos vijojnë të jetë një rrezik serioz për të gjithë përdoruesit e saj.

Duke qenë se është e vetmja alternativë e qindra banorëve të këtyre dy fshatrave, ajo është shumë e përdorshme dhe mbi të kalojnë mjete të tonazheve të ndryshme.

Por siç dhe është trajtuar edhe herë të tjera, ura ka nevojë për ndërhyrje pasi problemet në të janë të shumta. Kavot e saj kanë nevojë për përforcim ndërsa problemi kryesor mbetet dëmtimi i shtresës e cila është prej dërrase.

Siç duket nga pamjet, një nga trarët e kësaj ure është thyer duke ulur kështu rezistencën e shtresës së saj. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje emergjente përsa kohë nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi njerëzore, ashtu siç ka ndodhur disa vite më parë.

E vetmja zgjidhje definitive për banorët e këtyre fshatrave do të ishte ndërtimi i një ure me konstrukt të fortë pasi kjo ekzistuese amortizohet shumë shpejt./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit