E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Dënohet me 24 vite burg italiani që akuzohet se vrau dhe murosi shqiptarin

Shtetasi italian, Salvatore Tambe është dënuar me 24 vite burg pasi akuzohet se është i përfshirë në vrasjen dhe më pas murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj.

Ngjarja e rëndë e ka zanafillën në vitin 2013, kohë kur shqiptar rezultoi i zhdukur, por më pas doli që ai ishte vrarë. Ndërsa eshtrat e tij u gjetën 6 vjet më vonë, në vitin 2019, të murosura në një rezidencë në Senago.

Mediat italiane shkruajnë se Tambe përveç dënimit me 24 vite burgim, do të duhet të shpërblejë dëmin ndaj familjarëve të viktimës, të cilëve gjyqtarët u kanë caktuar një shumë të përkohshme totale prej 260 mijë euro.

Por ai pretendon se është i pafajshëm dhe si alibi në gjykatë ka thënë se ka qenë në zyrë në momentin që ka ndodhur vrasja.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se urdhëruese për vrasjen e shqiptari ka qenë ish-e dashura e tij italiane./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit