Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht pas mesdite mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim nga veri-verilindja me shpejtësi deri në 10m/s, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2 ballë.
Në fushën termike për ditën e nesërme pritet të kemi rritje të temperaturave në të dyja vlerat.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -6 deri në 9°C, në zonat e ulëta nga -4 deri në 15°C dhe në zonat bregdetare nga -2 deri në 16°C./btvnews.al