Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar emrat e tre futbollistëve finalistë që janë në garën për të fituar çmimin “Futbollisti më i mirë”.
Në faqen zyrtare, FIFA bën me dije se në garë janë Lionel Messi dhe dy francezët, Karim Benzema dhe Kilian Mbappe.
Argjentinasi është më favoriti për shkak se fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e tij dhe po bën një sezon fantastik tek PSG.
Nga ana tjetër Benzema u dëmtua në prag të Botërorit 2022 dhe nuk arriti të luante as edhe një ndeshje në turne.
Mbape ashtu si Mesi shkëlqeu në Botëror, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë, por sërish “Pleshti” është në avantazh sepse ngriti trofeun në Katar./btvnews.al