Si në çdo protestë tjetër të organizuar nga opozita dhe këtë herë, Kryeministri Edi Rama, ka vendosur që të fortifikojë hyrjen kryesore të godinës së qeverisë.
Siç shihet nga kjo foto, në Kryeministri ka nisur puna për vendosjen e pllakave metalike në derën kryesore.
Kjo për shkak të frikës për trazira dhe tentativës për të hyrë në Kryeministri e qytetarëve që do të jenë nesër në protestë. Por edhe pse Rama ka marrë këto masa, kreu i opozitës ka deklaruar se tubimi do të jetë paqësor./btvnews.al