Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna e 13 Shkurtit, të jetë ditë zie kombëtare për të reskpektuar vitkimat e tërmetit në Turqi e Siri.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama i cili thotë se ky vendim është marrë edhe “në shenjë solidariteti me Turqinë mike”
“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, shkruan Rama në mesazhin e tij./btvnews.al