E martë, 22 Prill, 2025

VIDEO – Luizi ia bën të qartë Bledit: Për dy javë bëj qejf, pastaj…

Hyrja e Bledi Manes në shtëpinë e Big Brother, duket se i ka trazuar pak ujërat. Që ditën e parë ai nisi të debatonte me Luizin dhe siç thuhet ai ka hyrë aty për të dobësuar lojën e këngëtarit.

Por kjo gjë është kuptuar nga Luizi, i cili ka thënë se nuk do merret me të, pasi e ka të qartë misionin që i është dhënë.

Sot mes tyre ka pasur një debat të ashpër,  por Luizi i tha se nuk e ndjen si konkurrentë për sa kohë ai ka imunitet.

Luizi: Per sa kohë ke imunitet, nga unë ke vetëm një “mirëmëngjesi” dhe “natën e mirë.”

Bledi: Ti mua akoma nuk më ke testuar, unë jam i ri në këtë shtëpi. Unë nuk do bëhem shok i ngushtë me asnjë. Do t’iu studioj në distancë.

Luizi: Unë nuk i’a jap dorën askujt. Jemi të gjithë për një qëllim.

Bledi: As nuk pretendoj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit