Protestuesit duket se kanë hedhur kapsolla në shkallët e Kryeministrisë teksa mbahet protesta e opozitës.
Siç shihet nga pamjet e kapura nga agjencia LSA, kapsolla ka krijuar tym dhe ka prishur radhët e policisë. Pas këtij momenti nuk ka pasur incidente apo përplasje mes protestuesve dhe policisë. /btvnews.al