Policia ka shoqëruar sot tre persona të cilët kanë hedhur lëndë pirroteknike në përfundim të protestës së opozitës.
Bëhet e ditur se të shoqëruarit po pyeten në policinë e Tiranës.
Pak më herët kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje uniformave blu të lënë të lirë të gjithë protestuesit e shoqëruar duke thënë se nëse ata do të dënohen, do të konsiderohen si të persekutuar politikë. /btvnews.al