Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti tha në protestën e opozitës se shqiptarët kanë vendosur të sfidojnë të ftohtin duke dalë në shesh për shkak se po përballen me kancerin e korrupsionit.
Sipas tij, dy janë mundësitë sot, të përballen me qeverinë ose të largohen.
“Shikoni sa shumë jemi, por janë shumë më shumë ata që i kanë shpresat te ne. Pse jemi ne këtu? Pse vendosëm ne të sfidojmë muajin më të ftohtë të vitit? Se nuk ka vend më të ftohtë se zemra e qeveritarëve. Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni, ka shkuar edhe në nivel ndërkombëtar. Jemi vënë përballë një humbje, një pagjumësie nga sistemi gjyqësor. Ndaj gjithë këtyre sëmundjeve kemi dy mundësi: të qëndrojmë dhe të përballemi, kemi edhe mundësinë të largohemi. Ne kemi vendosur të qëndrojmë, ne kemi vendosur të largojmë ata që janë shkaktarët e këtyre sëmundjeve. Ne kemi vendosur ta marrim vetë fatij e Shqipërisë në dorë. Do ti luftojmë këto viruse kudo ku të jenë sepse ata nuk ikin vetë, ikin vetëm kur ti heqim ne”, tha Alimehmeti. /btvnews.al