E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Real Madrid, kampion i botës për klube

Real Madridi fiton Kupën e Botës për Klube për herë të pestë në historinë e tij. Në finalen e luajtur në Rabat të Marokut, Merengues triumfuan me rezultatin 5-3 kundër arabëve të Al Hilal.

Skuadra e Ancelotit nuk e diskutoi asnjëherë fitoren. Ishte Vinicius Junior që hapi serinë e golave në të 13-tën. Valverde dyfishoi 5 minuta më pas. Në të 26-tën, Al Hilal shkurtoi rezultatin me shpresën e përmbysjes, por pjesa e parë u mbyll në këto shifra.

Me nisjen e të dytës ishte Benzema që shënoi të tretin për Los Blankos dhe më pas sërish Valverde për të katërtin. Dopietë edhe për Vinicius për të pestin ndërsa Al Hilal gjeti edhe 2 herë rrjetën me Vietto por pa mundur të bënte më shumë përballë epërsisë së madrilenëve.

Finalen tjetër për përcaktimin e vendit të tretë e fituan brazilianët e Flamengos që mposhtën Al Ahli me rezultatin 4-2.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit