Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka reaguar me një mesazh shprese më herët në rrjete sociale. Drejtuar qytetarëve turk dhe të gjithë njerëzve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar, Erdogan thotë se vendi do t’i kalojë këto ditë të vështira në të cilat gjendet.
“Ne jemi një komb që beson se me çdo vështirësi ka një lehtësi. Shpresoj t’i kalojmë këto ditë të vështira me një zemër dhe një dore”, është shprehur ai.
Ndërkohë numri i viktimave në Turqi dhe Siri vijon të jetë në rritje, me mbi 25 mijë humbje jete dhe mijëra të plagosur dhe të bllokuar në rrënoja, ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për të shpëtuar qytetarët. /btvnews.al